Audit AK
Auditim, kontabilitet dhe konsultim
Auditim, kontabilitet dhe konsultim
Audit AK shpk është një kompani për ofrimin e shërbimeve të auditimit të pasqyrave financiare, e themeluar në vitin 2006 nga auditorët Agim Kastrati dhe Liman Morina. Fillimisht ka ofruar shërbime individuale të auditimit të pasqyrave financiare, ndërsa nga viti 2015 është shndëruar në firmë ligjore të auditimit kur edhe i është bashkuar Bekim Bytyçi, auditor ligjor. Kompania Audit AK shpk me një staf profesional dhe të çertifikuar, ofron shërbime të kontabilitetit, tatimeve dhe konsulencë për biznese.